Правосуден испит

Provimi i jurisprudencës jepet në pesë sesione të provimit: sesioni i shkurtit, prillit, qershorit, tetorit dhe dhjetorit.

Provimi paraqitet nga data 1 deri më 15 janar, mars, maj, shtator dhe nëntor.

Kërkesën për dhënien e provimit,  kandidati e dorëzon në Ministrinë e Drejtësisë.

Me kërkesën për dhënien e provimit, kandidati është i detyruar të dorëzojë dëshmi për plotësimin e kushteve për dhënien e provimit, të përcaktuara me këtë ligj.

Provimi jepet për kontrollin e aftësisë profesionale të personave që kanë përfunduar arsimin e lartë katërvjeçar në studimet juridike VII/1, si dhe personave që kanë studiuar drejtësi sipas Deklaratës së Bolonjës dhe kanë 300 kredi sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Kredive (ECTS) (në tekstin e mëtejmë: juristë të diplomuar) për zbatimin e pavarur të rregulloreve në praktikë dhe kryerjen e punëve juridike për të cilat ligji e përcakton këtë kusht.

Kandidati që ka filluar dhënien e njërit prej provimeve, duhet ta kalojë pjesën teorike në tre sesione të provimit të njëpasnjëshme.

Pasi që kandidati t'i ketë dhënë të gjitha provimet nga pjesa teorike,  ka të drejtë t'i nënshtrohet studimit të rastit, të cilat kandidati duhet t'i kalojë në dy sesione të provimi të njëpasnjëshme, pasi të ketë fituar të drejtën për t`i nënshtrohet studimit të rastit.

Nëse kandidati nuk i kalon të gjitha provimet në një seancë provimi, atëherë për çdo sesion provimi të radhës kandidati dorëzon Kërkesë për dhënien e provimit të jurisprudencës në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë.

Provimi përbëhet nga pjesa me shkrim dhe pjesa me gojë.

Pjesa me shkrim mbahet në lëndët:

  • E drejta penale, dhe
  • E drejta civile.

Pjesa me gojë mbahet në lëndët:

  • E drejta penale (e drejta penale materiale dhe procedurale),
  • E drejta civile (e drejta civile materiale dhe procedurale),
  • E drejta tregtare,
  • E drejta e punës,
  • Rregullimi kushtetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut,
  • Organizimi i sistemit gjyqësor dhe i së drejtës administrative dhe
  • Konflikti i ligjeve dhe ndihma juridike ndërkombëtare

PAGESA E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Pagesa për dhënien e provimit  të jurisprudencës  bëhet një herë, kur paraqitet provimi për herë të parë  dhe dorëzohet së bashku me dokumentacionin tjetër në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë. Për çdo paraqitje të radhës të një pjese të provimeve, nuk bëhet pagesë.  

Kandidatët të cilët do t'i nënshtrohen provimit të jurisprudencës për herë të parë, janë të detyruar së bashku me kërkesën të dorëzojnë edhe dëshmi për plotësimin e kushteve për dhënien e provimit, përkatësisht:

  • Kërkesë me fletëpagesë për taksë administrative prej 50 denar (adresa dhe telefoni për kontakt)
  • Fotokopje të certifikatës ose diplomës së Fakultetit Juridik, të verifikuar te noteri.
  • Vërtetim për përvojën e punës në përputhje me Ligjin për provimin e jurisprudencës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 190/19)

Për ata që kanë punuar vullnetarisht te avokat, noter ose përmbarues, kërkohet konfirmim nga Oda përkatëse. Të paguhen  9000,00 denar në fletëpagesë PP/50, me këto të dhëna:

 

  • NVAQ - ______________________
  • Qëllimi i pagesës – për dhënien e provimit të jurisprudencës
  • Emri i pranuesit: Ministria e Drejtësisë
  • Banka e pranuesit: Banka Popullore e RM-së
  • Fletëpagesa e xhiro llogarisë: 100000000063095
  • Shuma 9.000,00 denar
  • Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor 070010014063112
  • Kodi i të ardhurave dhe programi 723013 10