EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov: Nuk guxojmë të lejojmë viktimat e veprave penale me dhunë të mbeten të pambrojtura, ndërsa dhunuesit të mbeten të pandëshkuar!

Filkov: Nuk guxojmë të lejojmë viktimat e veprave penale me dhunë të mbeten të pambrojtura, ndërsa dhunuesit të mbeten të pandëshkuar!
Në Forumin e Tretë Gjyqësor për Barazinë Gjinore në Ballkanin Perëndimor, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov tha se nuk ka përparim në shoqëri pa respektimin e të drejtave themelore të njeriut të çdo individi.
 
“Barazia gjinore nuk është vetëm vlerë morale. Ajo është shtyllë themelore e një shoqërie moderne ligjore dhe demokratike. Ky koncept është i inkorporuar në akte të shumta ligjore dhe nënligjore, por që të realizohet plotësisht, duhet ta praktikojmë pa kompromis, pa stereotipe dhe pa paragjykime.
Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë, por edhe detyrim. Nuk ka përparim në shoqëri pa respektimin e të drejtave themelore të njeriut të çdo individi. Rrezikimi i barazisë gjinore rrezikon gjithashtu edhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut", tha Ministri i Drejtësisë Igor Filkov.
 
Ministri Filkov theksoi se, ne jemi një nga vendet e para që në vitin 2011 e kemi nënshkruar Konventën e Stambollit. Pas ratifikimit të sa në vitin 2018, bëmë ndryshimet e para ligjore që kriminalizojnë dhunën me
bazë gjinore dhe fusin kualifikimin e ri të femicidit, me dënime të përcaktuara rreptësishtë. Kodi Penal tashmë është ndryshuar dhe është harmonizuar me Konventën e Stambollit.
Për veprën penale, vrasje – femicid, parashoohet dënim të paktën dhjetë vjet burgim ose burgim të përjetshëm për kryerjen e dhunës me bazë gjinore.

Accessibility Menu