EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dhënia e pëlqimeve

Ministria e Drejtësisë lëshon miratime:

  • për përdorimin e fjalës “Maqedonia” dhe fjalëve të tjera që rrjedhin prej saj, si dhe shkurtesave të saj, flamurit dhe stemës, emrit dhe mbiemrit të personit historik dhe personit tjetër të famshëm sipas nenit 48 paragrafi 1 i Ligjit për shoqëritë tregtare. Nëse emri i kompanisë përmban fjalën “Maqedonia”, fjalët që rrjedhin prej saj dhe shkurtesat e saj, flamurin dhe stemën, emrin dhe mbiemrin e një personi historik dhe personit tjetër të famshëm, atëherë kompania duhet të kërkojë miratim nga Ministria e Drejtësisë.
  • për dhënien e miratimeve për përdorimin e shprehjeve që tregojnë emrin e shtetit, shkurtesat dhe emrat që dalin prej saj, emrat e personave historik dhe vendeve si shtesa në emërtimin e shoqatave dhe fondacioneve të qytetarëve, në përputhje me nenin 11 të Ligjit për shoqatat e qytetarëve dhe fondacioneve. Shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet e mund të përdorin emrat e cekura, shprehjet dhe shkurtesat vetëm nëse kërkojnë miratim nga Ministria e Drejtësisë.
  • për lëshimin e miratimeve për përdorimin e stemës shtetërore ose stemë tjetër publike, flamur ose emblemë, emrin ose shkurtesave të emrit të një shteti ose organizate ndërkombëtare, për një model, mostër ose markë një markë shërbimi, në përputhje me nenin 126 paragrafi 3 të Ligjit të pronësisë industriale. Nëse kompania dëshiron të mbrojë shenjën që përmban stemë shtetërore ose stemë tjetër publike, flamur ose emblemë, emrin ose shkurtesën e emrit të një shteti ose një organizate ndërkombëtare, si dhe imitimin e tyre (me lejen e organit kompetent të shtetit ose organizatës në fjalë), për një model, mostër ose markë shërbimi ose nëse shenja i referohet personazhit ose emrit të një personi të famshëm të vdekur, duhet të kërkojë miratim nga Ministria e Drejtësisë.

 

Si merret miratimi?

Për marrjen e miratimit është e nevojshme të parashtrohet kërkesë me shkrim në përputhje me dispozitat e ligjeve të cituara, e cila kompletohet me aktin e themelimit të personit juridik dhe në përputhje me Ligjin për taksat administrative. Për kërkesën është e nevojshme markë tatimore tatimore prej 50 denarë dhe për aktvendimin me të cilin merret vendim lidhur me kërkesën markë tatimore prej 200 denarë. Gjithashtu, në kërkesën për qëllim komunikimi është e nevojshme të specifikohet personi kontaktues dhe numri i telefonit dhe me rastin e marrjes së aktvendimit, nëse kërkuesi nuk mund ta marrë aktvendimin, autorizon një person të tretë me autorizim vetëm me nënshkrimin e tij pa verifikim noterial, sepse bëhet fjalë për procedurë paraprake të personave juridikë të sapoformuar.

Afati për nxjerrjen e aktvendimeve për këto kërkesa është menjëherë ose më së voni brenda tri ditëve nëse kërkesa është e bazuar.

Sektori kompetent: Sektori për ndihmë juridike falas dhe sistem politik



INFORMACION KONTAKT

Accessibility Menu