EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ndihmë juridike falas

SNJF – Përshkrimi i shërbimit

Ndihma juridike falas mund të jepet si ndihmë juridike primare dhe ndihmë juridike sekondare.

*Ndihma juridike primare që ofrohet nga Ministria përfshin:

- këshillim fillestar juridik për të drejtën e shfrytëzimit të ndihmës juridike falas;

- informacion të përgjithshëm juridik;

- këshillë të përgjithshme juridike;

- ndihmë për plotësimin e kërkesës për ndihmë juridike sekondare.

Ndihma juridike primare mund të jepet nga Ministria e Drejtësisë, si dhe  njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, shoqatat e autorizuara dhe klinikat juridike.

Të drejtë për ndihmë juridike primare kanë të gjitha personat fizikë që kanë vendbanim ose qëndrim në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

*Ndihma juridike sekondare miratohet për një person që ka nevojë për ndihmë profesionale juridike nga një avokat për një çështje konkrete juridike dhe që nuk është në gjendje t’i përballojë shpenzimet e procedurës për shkak të gjendjes së tij financiare, dhe kërkesa e të cilit është e arsyetuar.

Ndihmën juridike sekondare e ofrojnë avokatët dhe ajo përbëhet nga përfaqësimi në procedura gjyqësore civile, përfaqësimi në procedura administrative para Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Fondit për Sigurim Shëndetësor, përfaqësimi para noterit kompetent në procedurën e shqyrtimit të trashëgimisë, etj.

Cilat kushte duhet t’i plotësojë kërkuesi i ndihmës juridike falas?

 

-të ardhurat mujore të kërkuesit që jeton vetëm të mos e tejkalojnë shumën e pagës minimale neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të përcaktuar me rregulloret për pagën minimale;

-të ardhurat mujore të kërkuesit që jeton në një ekonomi familjare të përbashkët me anëtarët e familjes të mos e tejkalojnë shumën e pagës minimale neto, ndërsa të ardhurat mujore të secilit anëtar tjetër të familjes të mos e tejkalojnë 20% të pagës minimale neto të përcaktuar me rregulloret për pagën minimale.

Me këtë rast, si të ardhura nuk konsiderohen:

-          kompensimi në para për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër;

-          shtesa prindërore për fëmijë;

-          shtesa për fëmijë dhe shtesa e veçantë;

-          kompensimi për dëmtim trupor;

-          ndihma sociale në para;

-          ndihma e përhershme në para;

-          ndihma e njëhershme në para dhe ndihma në natyrë;

-          kompensimi në para për shpenzimet e personit të akomoduar dhe kompensimi për kujdesin e personit në familje kujdestare;

-          ndihma e njëhershme në para për të porsalindur;

-          ushqimi ligjor për fëmijë që harmonizohet me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin paraprak, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, në janar të vitit aktual;

-          ndihma në para për strehim social;

-          kompensimi për regjistrues për kryerjen e punëve lidhur me zbatimin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për bartësin dhe anëtarët e ekonomisë familjare;

-          bursë studimi;

-          mjete të miratuara nga institucioni kompetent për trajtim mjekësor jashtë vendit;

-          shtesë për shurdhim;

-          shtesë për verbëri dhe mobilitet;

-          kompensimi i pagës për orar të shkurtuar pune për shkak të kujdesit ndaj fëmijës me pengesa fizike ose mendore në zhvillim;

-          ndihma në para për personin që deri në moshën 18-vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prindër dhe pa kujdes prindëror.

Ndihma juridike sekondare do t’i miratohet kërkuesit nëse, mbi bazën e deklaratës së dorëzuar për gjendjen financiare të kërkuesit dhe anëtarëve të familjes së tij, konstatohet se:

-          kërkuesi i ndihmës juridike dhe anëtarët e familjes së tij kanë në pronësi vetëm një objekt banimi individual ose një banesë si pjesë e veçantë e një ndërtese, në të cilën jetojnë;

-          kërkuesi dhe anëtarët e familjes së tij kanë në pronësi një ose më shumë parcela kadastrale të lidhura fizikisht, me sipërfaqe totale jo më të madhe se 300 m² në qytetin e Shkupit ose 500 m² në komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht një ose më shumë parcela kadastrale me sipërfaqe totale jo më të madhe se 5000 m² në zonat rurale;

-          kanë vetëm një automjet të regjistruar, kapaciteti i motorit të të cilit nuk është më i madh se 1.200 centimetra kub.

Accessibility Menu