EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Donacionet dhe sponsorizimet në veprimtaritë publike

Ministria e Drejtësisë, me kërkesë të dhënësit të donacionit dhe sponsorizimit, në përputhje me ministrinë përkatëse, miraton aktvendim me të cilin vërtetohet interesi publik për donacionin e dhënë. Kërkesa nuk ka formular të përcaktuar, por parashtruesi e shkruan vetë. Me kërkesën, dorëzohen pulla tatimore prej 250 denarë.

 
Parashtruesi i kërkesës duhet të dorëzojë:
 
  • kërkesë për miratimin e aktvendimit
  • kontratë për donacion ose sponsorizim të lidhur në përputhje me nenin 4 të Ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike
  • ekstrakt i nxjerrë nga Regjistri Qendror i RM-së me të cilin vërtetohet subjektiviteti i personit juridik
 
Pëlqimi i ministrisë përkatëse, respektivisht organi i cili e mbulon fushën nga e cila është interesi publik i donacionit gjegjësisht sponsorizimit, është i nevojshëm si bazë për vendosje lidhur me kërkesën, në përputhje me nenin 21 paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit për donacionet dhe sponsorizimet në veprimtaritë publike.
 
Aktvendimi në përputhje me Ligjin për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 47/06), miratohet në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. Nëse në këtë afat Ministria e Drejtësisë nuk miraton aktvendim, do të konsiderohet se lidhur me kërkesën është vendosur pozitivisht.
 
Nikolla Babanovski, nikola.babanovski@justice.gov.mk

Accessibility Menu