nformacione për zbatimin e provimit të përmbaruesve
1. Çdo kandidat i interesuar duhet të plotësojë këto kushte:
- të ketë kryer fakultetin juridik
- të ketë përvojë pune pesëvjeçare në çështje juridike, përkatësisht në çështje përmbaruese prej tre vjetësh
2. Çdo kandidat i interesuar duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:
- diplomë për Fakultetin Juridik të përfunduar;
- vërtetim me të cilin do të dëshmojë se ka pesë vjet përvojë pune në çështje juridike ose tre vjet në çështje përmbaruese, me përshkrim dhe inventarizim sipas rregullores për sistematizimin e vendeve të punës;
- certifikatën e provimit të dhënë të jurisprudencës (nëse kandidati e ka dhënë atë);
- lutje me taksë administrative të detyrueshme prej 50 denarë, në të cilën do të shënohen qartë të dhënat personale, adresa e saktë, numri i telefonit celular dhe fiks të shtëpisë dhe të punës, numrin e letërnjoftimit dhe numrin e vetëm amë.
- dëshmi për shpenzimet e paguara të provimit.
Dokumentet e nevojshme (origjinale ose kopje të verifikuar nga noteri) dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë pas publikimit të konkursit.
3. Secili kandidat duhet të dorëzojë fletëpagesë në vlerë prej 9.000.000 denarë, si dëshmi për shpenzimet e paguara për provim, të paguara në xhiro llogarinë e Ministrisë së Drejtësisë, numër 070010014063112 me shënimin për dhënien e provimit për përmbarues, emrin e pranuesit - Ministria e Drejtësisë, banka e pranuesit - Banka Popullore e RM-së, llogaria e thesarit të Bankës Popullore 100000000063095, kodi i të ardhurave 723013, programi 10.
Për personat që janë të interesuar të marrin provimin për përmbarues, informacionet rreth programit dhe mënyrës së dhënies së provimit për përmbarues, mund t`i gjejnë në Rregulloren për programin dhe mënyrën e dhënies së provimit për përmbarues (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 90/ 2005, 142/2007, 79/2009, 101/2013)