EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Informacione lidhur me zbatimin e provimit të jurisprudencës

Provimi i jurisprudencës jepet në pesë sesione edhe atë: sesioni i shkurtit, prillit, qershorit, tetorit dhe  sesioni i dhjetorit.

Provimi paraqitet nga data 1 deri më 15 janar, mars, maj, shtator dhe nëntor.

Kandidati që ka filluar dhënien e njërit prej provimeve, duhet ta kalojë pjesën teorike në tre sesione të provimit të njëpasnjëshme.

Pasi që kandidati t'i ketë dhënë të gjitha provimet nga pjesa teorike,  ka të drejtë t'i nënshtrohet studimit të rastit, të cilat kandidati duhet t'i kalojë në dy sesione të provimi të njëpasnjëshme, pasi të ketë fituar të drejtën për t`i nënshtrohet studimit të rastit.

Nëse kandidati nuk i kalon të gjitha provimet në një seancë provimi, atëherë për çdo sesion provimi të radhës kandidati dorëzon Kërkesë për dhënien e provimit të jurisprudencës në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë.

PAGESA E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS

Pagesa për dhënien e provimit  të jurisprudencës  bëhet një herë, kur paraqitet provimi për herë të parë  dhe dorëzohet së bashku me dokumentacionin tjetër në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë. Për çdo paraqitje të radhës të një pjese të provimeve, nuk bëhet pagesë.  

Informacione shtesë për PROVIMIN E JURISPRUDENCËS

Accessibility Menu