Ministria e Drejtësisë në përputhje me nenin 8 nga Ligji për qasje të lirë në informacione me karakter publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19), si person zyrtar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik ka përcaktuar: Edin Paçariz.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të marrin informacione me karakter publik që ka përgatitur ose me të cilat disponon Ministria e Drejtësisë, duke plotësuar - Kërkesën për qasje në informacione me karakter publik, të cilën kërkesë mund ta marrin në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë ose ta shkarkojnë nga këtu.
Kërkesa për informacion mund të dërgohet në formë të shkresës përmes postës në adresën e Ministrisë së Drejtësisë, rr. “Dimitrie Çupovski” nr. 9, 1000 Shkup, personalisht në arkivin e ministrisë, si dhe përmes postës elektronike të personit zyrtar: edin.pacariz@justice.gov.mk
Qytetarët mund të informohen për të gjitha çështjet që janë të interesuar e që kanë të bëjnë me të drejtën e qasjes së lirë në informacione me karakter publik edhe përmes telefonit: + 389 2 3213002; mob: 071/228-032