EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Provimi për ekspertë gjyqësorë

Provimi për ekspert kryhet me qëllim të verifikimit të njohurive të nevojshme nga fusha përkatëse, në përputhje me Ligjin për Ekspertizë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 154/23 dhe 212/2026), Rregulloren për mënyrën e dhënies së provimit dhe sistemin e vlerësimit të provimit profesional për ekspert, si dhe Programin për dhënien e pjesës teorike të provimit për ekspert.

Personi kontaktues për provimin e ekspertëve është:
Nikolina Mikeska Kostadinovska

Kush mund t’i nënshtrohet provimit për ekspert gjyqësor?

Provimin për ekspert gjyqësor mund ta japë personi që i plotëson kushtet e mëposhtme:

 • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut

• Të ketë vendbanim në Republikën e Maqedonisë së Veriut

• Të ketë arsim të lartë në fushën përkatëse (diplomë për përfundimin e arsimit të lartë katërvjeçar ose diplomë me 300 kredi sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Krediteve (EKTS)

• Me vendim të formës së prerë të mos i jetë shqiptuar ndalimi për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, për sa kohë që zgjasin pasojat e ndalimit

• Të ketë së paku pesë vjet përvojë pune pas diplomimit në fushën përkatëse dhe

• Të ketë përfunduar trajnim në fushën përkatëse të ekspertizës, të organizuar nga Oda e Ekspertëve, me kohëzgjatje prej së paku 60 orësh.

 

Kur mund të jepet provimi?

Provimi për ekspert gjyqësor, në përputhje me ligjin, organizohet së paku dy herë në vit

Regjistrimi për provim bëhet pas publikimit të konkursit në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Drejtësisë, brenda afatit të përcaktuar, duke paraqitur kërkesën për dhënien e provimit për ekspert gjyqësor

 Së bashku me kërkesën për dhënien e provimit, kandidati është i detyruar të dorëzojë edhe dëshmi për përmbushjen e kushteve të përcaktuara me ligj për dhënien e provimit për ekspert gjyqësor.

Kandidatët që i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit për ekspert gjyqësor informohen për datën dhe orën e mbajtjes së provimit përmes faqes zyrtare të internetit të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Sa janë shpenzimet për dhënien e provimit profesional për ekspert gjyqësor?

Shpenzimet për dhënien e provimit për ekspert gjyqësor mbulohen nga kandidati. Lartësia e tarifës për dhënien e provimit është 9.000 denarë.

Shpenzimet për dhënien e provimit paguhen në llogarinë e të ardhurave vetanake të Ministrisë së Drejtësisë.

Nëse shpenzimet nuk janë paguar në llogarinë përkatëse të Ministrisë së Drejtësisë (shih më poshtë), kandidatit nuk i lejohet t’i nënshtrohet provimit.

 Nëse kandidati nuk i nënshtrohet provimit brenda një viti nga data e pagesës së mjeteve financiare, shuma e paguar i kthehet kandidatit.

 

 ***************************************************************

Pagesa për provimin për ekspert gjyqësor në shumën prej 9.000,00 denarësh bëhet me fletëpagesë PP/50 (KTB), me të dhënat e mëposhtme.

 • NVAQ - ______________________

• Qëllimi i pagesës – për dhënien e provimit për ekspert gjyqësor

• Emri i përfituesit: Ministria e Drejtësisë.

• Banka e përfituesit: Banka Popullore e RMV--së.

• Llogaria rrjedhëse për pagesë: 100000000063095.

• Shuma: 9.000,00 denarë.

• Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor: 070010014063112

• Kodi i të ardhurave dhe programi: 723013 10

 

Taksa administrative paguhet në llogarinë rrjedhëse, me formularin PP/50 (KТB):

Qëllimi i pagesës: Dhënia e provimit profesional për ekspert gjyqësor

Emri i përfituesit: Ministria e Drejtësisë.

Banka e përfituesit: Banka Popullore e RM-së

Llogaria rrjedhëse për pagesë: 100000000063095

Shuma: 50 denarë

Llogaria e pagesës: 840

Kodi i komunës: 03161.

 

Kodi i të ardhurave dhe programi: 722313-00

 [Ekziston mundësia e pagesës përmes terminalit POS.]

 ****************************************************************

Mënyra e dhënies së provimit?

Provimi për ekspert gjyqësor jepet në dy pjesë, edhe atë:

 

 - Pjesa e parë (teorike), me të cilën verifikohen njohuritë teorike të kandidatëve; dhe

 - Pjesa e dytë (me gojë), me të cilën verifikohen aftësitë praktike të kandidatëve

Pjesa e parë e provimit jepet me shkrim, duke iu përgjigjur një numri të caktuar pyetjesh. Pjesa teorike e provimit zhvillohet në bazë të Programit për dhënien e pjesës teorike të provimit për ekspert gjyqësor, në të cilin përfshihen materiali mësimor, aktet normative dhe literatura përkatëse.

Kandidati konsiderohet se e ka kaluar pjesën e parë të provimit nëse vlerësohet me notën „mirë“. Nëse kandidati vlerësohet me notën „dobët“, konsiderohet se nuk e ka kaluar pjesën teorike të provimit për ekspert gjyqësor dhe nuk mund të vazhdojë me dhënien e pjesës praktike të provimit për ekspert gjyqësor.

Nëse kandidati e kalon pjesën e parë të provimit, i mundësohet dhënia e pjesës së dytë të provimit.

Pjesa e dytë e provimit përbëhet nga një rast praktik (ekspertizë e përgatitur) dhe mbrojtja e saj me gojë.

Baza e shembujve praktikë, nëpërmjet të cilëve verifikohen aftësitë praktike të kandidatëve për ekspertë gjyqësorë në fushën përkatëse, publikohet në faqen zyrtare të internetit të Odës së Ekspertëve.

Pjesa praktike vlerësohet me notat „kaloi“ dhe „nuk kaloi“.

Kandidati, pjesa praktike e të cilit vlerësohet me „nuk kaloi“, konsiderohet se nuk e ka kaluar provimin për ekspert gjyqësor.

Kandidatit që e ka kaluar provimin për ekspert gjyqësor i lëshohet certifikata për provimin e kaluar brenda 15 ditëve nga dita e përfundimit të provimit.

 

Ku publikohen rezultatet e provimit?

Rezultatet e dhënies së pjesës së parë dhe të dytë të provimit për ekspert gjyqësor publikohen në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Çfarë ndodh pas kalimit të provimit?

Personi që e ka kaluar provimin për ekspert gjyqësor mund t’i paraqesë Ministrisë së Drejtësisë kërkesë për lëshimin e licencës për kryerjen e ekspertizës në fushën përkatëse.Së bashku me kërkesën paguhet taksa administrative në shumën prej 50 denarësh dhe taksa administrative në shumën prej 600 denarësh për lëshimin e licencës për kryerjen e ekspertizës.

Personat, në ditën e marrjes së licencës për kryerjen e ekspertizës, japin betimin para Ministrit të Drejtësisë dhe Kryetarit të Odës së Ekspertëve.

Eksperti gjyqësor mund të sigurohet nga përgjegjësia për dëmin që mund t’i shkaktojë porositësit ose një personi të tretë gjatë kryerjes së ekspertizës.

  

 

 

  

 

 

SHPALLJE PUBLIKE për pjesëmarrje në trajnimin e parë fillestar për marrjen e licencës për ekspert

NJOFTIM PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL PËR EKSPERT NË SESIONIN PRILLIT 2023

Известување за полагање на стручен испит за вештак - Декемвриска испитна сесија од 2022 година

Известување - Априлска сесија 2021 година, Теоретскиот дел - 29.03.2021 година од 11.20 – 13.20 ч.

И З В Е С Т У В А Њ Е - стручен испит за Вештак , Практичен дел: 10.02.2021 година од 08.30 – 10.30 часот

Известување за полагање на стручен испит за вештак - Априлска, Јунска, Октомвриска и Декемвриска испитна сесија од 2020 година

NJOFTIM PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL PËR EKSPERT NË SESIONIN E DHJETORIT 2020

И З В Е С Т У В А Њ Е ЗА ПОЛАГАЊЕ НА СТРУЧЕН ИСПИТ ЗА ВЕШТАК ВО ОКТОМВРИСКА СЕСИЈА 2020 година

И З В Е С Т У В А Њ Е ЗА ПОЛАГАЊЕ НА СТРУЧЕН ИСПИТ ЗА ВЕШТАК ВО АПРИЛСКА СЕСИЈА 2020 година.

И З В Е С Т У В А Њ Е ЗА ПОЛАГАЊЕ НА СТРУЧЕН ИСПИТ ЗА ВЕШТАК ВО АПРИЛСКА СЕСИЈА 2019 година

Список за полагање на стручен испит за вештак во декемвриска сесија 2022 година.

 

Accessibility Menu