EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Provimi për përkthyes gjyqësor

Përkthyesit gjyqësor janë persona të vendosur në periudhë të pacaktuar, të cilët përkthejnë të folurit dhe tekst me shkrim nga gjuha maqedonase në gjuhë të huaj dhe nga gjuha e huaj në gjuhën maqedonase. Përkthyesit e përhershëm gjyqësor të vendosur nga Ministri i Drejtësisë, përkthejnë me kërkesë të gjykatës, organit shtetëror, ndonjë institucioni tjetër ose nga qytetari.

 
Ministria e Drejtësisë e zbaton procedurën për vendosjen e përkthyesve në përputhje me Ligjin për gjykatat (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 58/06, 62/06, 35/08, 150/2010 dhe 83/18) dhe Rregullores gjyqësore (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 66/13 dhe 114/14), sipas mënyrës dhe kushteve të përcaktuara me nenet 32 dhe 59.
 
Ministri i Drejtësisë, me aktvendim vendos përkthyes gjyqësor dhe udhëheqë Listën e përkthyesve gjyqësor.
 
Provimet zbatohen dy herë gjatë një viti kalendarik, përkatësisht:
 
  • në sesionin e prillit, për të cilin konkursi publikohet gjatë muajit mars, dhe
  • në sesionin e tetorit, për të cilin konkursi publikohet gjatë muajit shtator.
 
Konkursi publikohet në dy gazeta ditore (prej të cilave njëra është në gjuhën shqipe) dhe në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe zgjat 15 ditë nga dita e publikimit. Brenda këtij afati kandidatët, në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë, duhet të dorëzojnë Kërkesë (formulari publikohet së bashku me Konkursin) së bashku me dokumentacionin dhe fletëpagesat.
 
Kërkesa dhe dokumentet së bashku me fletëpagesat, mund të dorëzohen edhe përmes postës.
 
Për të gjitha informacionet rreth zbatimit të provimit, pas përfundimit të paraqitjes, kandidatët njoftohen në adresat e tyre elektronike, si dhe përmes ueb faqes së Ministrisë së Drejtësisë, në pjesën për përkthyesit gjyqësor.

Provimi për përkthyes gjyqësor

Komisioni për kontrollimin e njohurive të kandidatëve për përkthyes të përhershëm gjyqësor:

Kryetar: Julijana Lefkovska, Udhëheqëse sektori

Zëvendëskryetar: Marja Mitanovska Dimovska, Udhëheqëse sektori
 
 
Sekretar: Aneta Toshevska, Udhëheqëse njësie
Zëvendëssekretar: Marija Stojkovska, Referent i pavarur
 
Informacione të tjera lidhur me procedurën për zbatimin e kontrollimit të njohurive të gjuhëve të huaja, mund të merren nga:
 
Aneta Tosevska Julijana Lefkovska
3116-493 локал 116  3116-493 локал 362
atosevska@justice.gov.mk  jlefkovska@justice.gov.mk 

 

Kushtet të cilat duhet t`i plotësojë kandidati për vendosje si përkthyes gjyqësor janë:
  • të ketë shtetësi të Republikës së Maqedonisë,
  • të zotërojë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase (për kandidatët të cilët e kanë kryer shkollimin jashtë vendit, njohjen e gjuhës maqedonase e dëshmojnë me diplomë të arsimit të mesëm ose fillor ose me vërtetim/certifikatë të lëshuar nga institucioni shkollor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili mbanë orë për gjuhën maqedonase (për shembull: Fakulteti Filologjik, Universiteti i Punëtorëve, etj.),
  • Të ketë arsim të lartë (nëse është kryer jashtë vendit, diploma duhet të jetë e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës),
  • të ketë certifikatë për zotërimin aktiv të gjuhës së huaj (kjo dëshmi nuk kërkohet nëse kandidati ka përfunduar arsimin e lartë në gjuhën përkatëse), dhe
  • të ketë vendbanim, respektivisht vendqëndrim në rajonin e gjykatës, për të cilën kërkon të vendoset si përkthyes gjyqësor (kjo vërtetohet me fotokopje të letërnjoftimit/pasaportës ose vërtetim të lëshuar nga MPB-ja).
Kontrollimi i njohurive për gjuhët e huaja, bëhet me shkrim dhe me gojë.
Shpallja/Konkursi për kontrollimin e njohurive të gjuhëve të huaja, publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë, www.pravda.gov.mk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Accessibility Menu