EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Provimi i noterisë

Provimi i noterisë
 Me provimin e noterisë kontrollohen njohuritë e kandidatit për institutet juridike në lidhje me kryerjen e veprimtarisë noteriale, e veçanërisht për rregulloret ligjore me të cilat rregullohet shërbimi noterial, përpilimi, verifikimi dhe legalizimi i dokumenteve në marrëdhëniet me një element ndërkombëtar, shoqëritë tregtare, sipërmarrjet dhe personat juridikë në përgjithësi, evidenca e të drejtave mbi patundshmëritë, e drejta trashëgimore, familjare, sendore dhe detyrimore, procedurat kontestimore, jashtë kontestimore dhe ekzekutive dhe e drejta penale, në pjesën që është e rëndësishme për kryerjen e shërbimit noterial, si dhe njohuritë praktike të kandidatit në përgatitjen e dokumenteve dhe verifikimeve noteriale.

Provimi noterial realizohet në përputhje me Ligjin për noterinë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 72/16, 142/16 dhe 233/18) dhe Rregulloren për mënyrën e organizimit dhe dhënies së provimit të noterisë (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 32/19 dhe 47/19).

Sesionet e provimeve – Oraret e provimeve

Provimet mbahen katër herë gjatë një viti kalendarik edhe atë: në sesionin e prillit, qershorit, shtatorit dhe dhjetorit.

Paraqitja e provimit bëhet në periudhën nga data një deri në datën pesëmbëdhjetë të muajit, që i paraprin muajit të mbajtjes së sesionit.

Konkursi për paraqitjen e kandidatëve për dhënien e provimit të noterisë, publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë.

Kandidatët për dhënien e provimit të noterisë dorëzojnë fletëparaqitje me shkrim për dhënien e provimit me dokumentacionin e nevojshëm në arkivin e Ministrisë së Drejtësisë në rr. “Dimitrie Çupovski” nr. 9, Shkup.

Koha dhe vendi i mbajtjes së provimit publikohet në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë.

NËSE DHËNIA E PROVIMIT PËRBËHET NGA DISA FAZA – SQAROJENI RENDITJEN DHE MËNYRËN E DHËNIES SË PROVIMIT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Accessibility Menu