EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov vizitoi IEK Vollkovi

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov vizitoi IEK Vollkovi

Në prag të festave të Vitit të Ri, kur të gjithë përgatiten për të festuar festat, është veçanërisht e rëndësishme të jemi solidarë dhe të mbështesim të gjitha kategoritë vulnerabël, veçanërisht ata që janë në kornizë institucionale.

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov vizitoi IEK Vollkovi dhe foli për së afërmi me fëmijët që janë nën përkujdesje dhe punonjësit e institucionit, duke u dhuruar dhurata simbolike dhe duke u uruar shëndet, lumturi, qetësi dhe suksese në procesin e risocializimit, rehabilitimit dhe ri integrimit të tyre në shoqëri.

Institucioni plotëson të gjitha standardet evropiane për strehimin dhe punën me fëmijët që kanë qenë në konflikt me ligjin. Përkushtimi i punonjësve në procesin edukativo-arsimor jep shpresë se do t'u ndihmojmë fëmijëve të shmangin rrezikun e delikteve dhe problemeve sociale në të ardhmen.

Detyra jonë është të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një bashkësi të drejtë dhe të barabartë, ku të gjithë do të kenë shans për një jetë të lumtur dhe dinjitoze dhe çdo fëmijë do të ndihet i mbrojtur, i respektuar dhe i mbështetur.

Accessibility Menu