EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Dreksler

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Dreksler

Gjatë takimit u diskutua për reformat e planifikuara në sistemin e gjyqësorit, sundimin e ligjit, Kodin Zgjedhor, si dhe procesin e digjitalizimit.

Ministri Filkov theksoi se nga 15 nëntori do të fillojnë debatet për Këshillin Gjyqësor me qëllim që të gjendet zgjidhja më e mirë dhe e pranueshme. Gjithashtu, po punohet në ndryshimet ligjore për zgjidhjen e problemit të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

Ambasadorja Dreksler theksoi se Republika Federale e Gjermanisë mbështet të gjitha iniciativat për përmirësimin e bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe angazhimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut për futjen e institutit të Ankesës Kushtetuese.

Bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Accessibility Menu