Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin midis dy vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërkufitar në çështjet penale.
Ministri Filkov theksoi se ndërmjet dy vendeve nuk ka çështje të hapura dhe bashkëpunimi është në nivel të kënaqshëm. Ambasadori Mejdani theksoi se midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut prej tri dekadash ekzistojnë marrëdhënie miqësore dhe se kjo do të vazhdojë edhe në periudhën që vijon.
Bashkëpunimi dypalësh midis dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.