EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pas 6 vitesh kërkohet sërish ekstradim për Demirin dhe Ismailoviqin, të dënuar për rastin “Monstra”

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka njoftuar se ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviq, të dy të dënuar me burg  të përjetshëm për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës. Kërkesat tashmë janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës dhe pritet përgjigje nga ana e tyre.

 
Herën e fundit, ekstradimi është kërkuar në vitin 2018. Kësaj i kanë paraprirë kërkesa disa herë drejtuar Republikës së Kosovës për këto ekstradime, por të gjitha janë refuzuar. Më datë 08.10.2021, është pranuar njoftim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës se ekstradimi për Ismailoviqin është refuzuar, ndërsa për Demirin nuk ka asnjë përgjigje. Në procedurat tashmë është dorëzuar gjithçka e kërkuar nga autoritetet e Kosovës.
 
 
Pas 6 vitesh kërkohet sërish ekstradimi i tyre.

Accessibility Menu