Ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe rektori i Universitetit Ndërkombëtar Sllav Shën Nikollë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me qëllim të avancimit të bashkëpunimit profesional ndërmjet dy institucioneve.
Me bashkëpunim të tillë hapen mundësi të reja për shkëmbimin e përvojave, dhe në të njëjtën kohë studentët inkurajohen të marrin pjesë në aktivitete praktike që do të rrisin ekspertizën dhe njohuritë e tyre.
Ekspertët e fushave të ndryshme të cilët do të emërohen nga Universiteti Ndërkombëtar Sllav do të kenë rol të rëndësishëm në zbatimin e analizave dhe hulumtimeve në drejtim të modernizimit dhe harmonizimit të sistemit juridik me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Ky partneritet hap mundësi të reja për studentët, por edhe për profesionistët të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë për trendet më të fundit moderne juridike dhe të marrin pjesë në projekte praktike që do të kenë ndikim në avancimin e sistemit juridik dhe administratës pub.