EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U promovua udhëzuesi i parë për sigurimin e ndihmës juridike falas në procedurat për azil në vendin tonë

U promovua udhëzuesi i parë për sigurimin e ndihmës juridike falas në procedurat për azil në vendin tonë

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov mori pjesë në promovimin e udhëzuesit për sigurimin e ndihmës juridike falas në procedurat për azil në vendin tonë.

“Jam krenar që pas një periudhe të gjatë po sigurojmë një mjet të rëndësishëm në sigurimin e qasjes në ndihmë juridike, me të cilin do të ndihmohen azilkërkuesit të marrin ndihmë juridike falas.
Udhëzuesi është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionarit të Lartë për Refugjatë në Maqedoninë e Veriut (UNHCR), Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj dhe Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që për herë të parë tek ne, në udhëzues janë të përfshirë të drejtat dhe procedurat të shpjeguara hap pas hapi për sigurimin e ndihmës juridike falas për azilkërkuesit pa liri të kufizuar të lëvizjes në procedurë të rregullt, në procedurë urgjente edhe për azilkërkuesit me liri të kufizuar të lëvizjes”, tha në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov

Në periudhën e ardhshme, Ministria e Drejtësisë do të punojë në thjeshtimin e procedurave për marrjen e ndihmës juridike falas, në thellimin e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare që punojnë në këtë fushë dhe në sigurimin e një sistemi për aplikimet online, i cili do të jetë i disponueshëm për të gjithë.
Qasja efektive në drejtësi është bazë e sistemit ligjor për secilin, ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë ka rëndësi thelbësore për forcimin e drejtësisë dhе të drejtës në shoqërinë tonë.

Accessibility Menu