Në margjinat e konferencës “Drejt BE-së” në Lubjanë, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov u takua me Mark Shaw, drejtor i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional.
Diskutimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe rajonal, me qëllim avancimin e sistemit juridik dhe zbatimin e standardeve më të mira evropiane.
Vendi ynë vazhdon të ndërtojë partneritete më të forta dhe më efektive për drejtësi dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë!