EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bashkëpunim për një gjyqësor më të fortë dhe integrim evropian: Takim i ministrit Fillkov me ambasadorin e Spanjës, SH.T. Rafael Sorijano Ortiz

Bashkëpunim për një gjyqësor më të fortë dhe integrim evropian: Takim i ministrit Fillkov me ambasadorin e Spanjës, SH.T. Rafael Sorijano Ortiz

Mbështetja nga partnerët ndërkombëtar siç është Spanja, ka rol kyç në forcimin e sistemit të gjyqësorit dhe në proceset e reformave. Në takim u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave në sektorin juridik, që është një hap shumë i rëndësishëm në integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Kanë rënë dakord që gjatë periudhës së ardhme të realizohet takim bilateral ku ekipet e dy shteteve do të bisedojnë për disa tema të rëndësishme, siç janë dixhitalizimi në gjyqësorin dhe në prokurorinë publike, ndihma juridike ndërkombëtare, sistemi i burgjeve.

Spanja si partner shumëvjeçar dhe mbështetës i integrimit tonë euroatlantik, ngel të jetë e përkushtuar në procesin e demokratizimit, stabilitetit dhe zhvillimin e gjyqësorit në vend.

Accessibility Menu