Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 evidenton arritje pozitive në sektorin e drejtësisë dhe njeh progresin në përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale në përputhje me standardet evropiane.
Ndër arritjet më të rëndësishme janë progresi në zbatimin e Strategjisë për Reformën në Drejtësi 2024–2028, miratimi i Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor, i cili në masë të madhe adreson rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe miratimi i Ligjit të ri për Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Në raport evidentohen gjithashtu miratimi i ligjeve për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Ligji i ri për Procedurën Kontestimore, progresi në hartimin e Udhërrëfyesit për Sundimin e Ligjit, si dhe harmonizimi i përgjithshëm i kornizës ligjore për të drejtat themelore me standardet evropiane.
Për Ministrinë e Drejtësisë, këto vlerësime përbëjnë konfirmim të rezultateve të arritura, por edhe një përgjegjësi shtesë për vazhdimin e reformave. Vëmendje e veçantë në periudhën në vijim do t'i kushtohet zbatimit të qëndrueshëm të zgjidhjeve ligjore dhe përmbushjes së rekomandimeve të Komisionit Evropian.
Ministria thekson se suksesi i vërtetë i reformave nuk matet vetëm me ligjet e miratuara, por edhe me ndikimin e tyre në funksionimin e institucioneve dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve.
Qëllimi mbetet ndërtimi i një sistemi drejtësie të pavarur, profesional, transparent dhe efikas, ku ligji vlen njësoj për të gjithë dhe besimi i qytetarëve ndërtohet përmes rezultateve konkrete.