Duke e mbajtur në duar numrin e parë të Gazetës Zyrtare të Njësisë Federale të Maqedonisë në Jugosllavinë Demokratike dhe Federative, e cila ishte e rezervuar për aktet themelore të ASNOM-it të 2 gushtit të vitit 1944, Ministri i Drejtësisë në fjalën e tij me rastin e përvjetorit të NP Gazeta Zyrtare, e theksoi rëndësinë e buletinit zyrtar për shtet formimin tonë.
“Numri i parë i përmban aktet themelore të ASNOM-it të 2 gushtit të vitit 1944, me të cilat është formuar shteti maqedonas me të gjitha elementet dhe atributet e shtetësisë, si organet e pushtetit ligjdhënës dhe ekzekutiv, gjuhën, sistemin e arsimimit, sistemin e shëndetësisë, filizin e gjyqësorit, mjetet e pagesës, ndarjen territoriale të shtetit, rregullore të shumta, zgjidhje operative. Por këtu kemi edhe zgjidhjen për përcaktimin e Ilindenit - 2 Gushtin për “Festë shtetërore popullore të popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas, si simbol i të gjitha luftërave të tij për çlirimin e tij nga robërimi shekullor dhe krijimin e shtetit federal të lirë dhe sovran. Edhe më e madhe është krenaria nga ndërgjegjësimi të cilën shteti ynë ia ka kushtuar të drejtave të njeriut, duke e miratuar Deklaratën e ASNOM-it për të drejtat themelore të qytetarëve të Maqedonisë Demokratike”, theksoi Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është themeluesja e Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” por Ministri a e Drejtësisë është ministria amë e cila është kompetente për përgatitjen e rregullativës ligjore gjatë publikimit të ligjeve, rregulloreve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, si dhe botimin e buletinit zyrtar “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, si veprimtari me interes publik. Kjo sipas ministrit Fillkov, krijon lidhje të posaçme mes dy institucioneve, që janë të përkushtuara ndaj në procesi të komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.