EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fillkov – Ageler: Mbështetje për reformat në gjyqësorin dhe përshpejtimin e procesit euro integrues

Fillkov – Ageler: Mbështetje për reformat në gjyqësorin dhe përshpejtimin e procesit euro integrues

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, SH.S. Angela Ageler, ku u bisedua për realizimin e synimeve reformuese, forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, gjendjen në gjyqësor, burgje, si dhe sigurimin e kushteve për zbatimin pa pengesa të aktiviteteve të parapara.

Ambasadorja Ageler i uroi punë të suksesshme Fillkovit dhe pret realizimin e agjendës legjislative të reformës.
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov tha se ndryshimet duhet të bëhen shpejt sepse qytetarët kërkojnë rezultate.
SHBA është partneri ynë më i madh strategjik dhe aleat i fortë për përparimin e vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Në takim u konfirmua angazhimi dhe përkushtimi për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit të deritanishëm

Accessibility Menu