EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fillkov në vizitë në INK Idrizovë – Situata në burgje është alarmante

Fillkov në vizitë në INK Idrizovë – Situata në burgje është alarmante

Risocializim dhe rehabilitim me kushte të këqija në burgje nuk mund të ketë.

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ka vizituar burgun në Idrizovë pas incidentit të djeshëm që ka ndodhur në Njësinë e mbyllur Ambulanca, ku u lënduan pjesëtarë të policisë së burgjeve dhe të burgosur.

Në bisedë me drejtorin e burgut, Zoran Jovanovski, ministri u njoftua për ngjarjen, si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet institucioni, mbipopullimin, mungesën e kushteve adekuate hapësinore për akomodim, mungesën e stafit mjekësor dhe personave përgjegjës për risocializimin. Pas kontrollit në ambulancë u gjetën 37 shufra metalike, 21 doreza druri, 3 kabllo, 12 vida, 15 thika, 4 kaçavida, një shiringë plastike me 2 gjilpëra, gërshërë, copa xhami të thyer dhe 3 karikues celulari. Gjatë konfrontimit fizik janë shkaktuar dëme më të mëdha materiale.

Në periudhën e ardhshme është e nevojshme të miratohen masa konkrete për përmirësimin e situatave dhe kushteve në burgje.

Accessibility Menu