EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Igor Fillkov mori funksionin – Ministër i Drejtësisë

Igor Fillkov mori funksionin – Ministër i Drejtësisë

Ministri njoftoi se gjatë mandatit të tij do të ndërmerr reforma në fushën e gjyqësorit dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, de politizimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e gjyqësorit dhe sundimin e të drejtës.

Në periudhën në vijim, vëmendje më e madhe do t'i kushtohet ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, për Prokurorinë Publike, për Këshillin e Prokurorëve Publikë, zbatimin e agjendës reformuese në kuadër të procesit të implementimit të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, Udhërrëfyesin për sundimin e të drejtës i cili do të përshkruajë kahet e reformave dhe masave deri në qëllimin final - përfundimin e negociatave, si dhe përfshirjen e vendeve kandidate në Raportin e sundimit të së drejtës si instrument për detektim të hershëm ose parandalim i sfidave me sundimin e të drejtës.

Accessibility Menu