EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov dhe Bozhoviq nënshkruan deklaratë për bashkëpunim

Filkov dhe Bozhoviq nënshkruan deklaratë për bashkëpunim
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozhoviq, i cili ndodhet në një vizitë pune dyditore në vendin tonë, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit, duke riafirmuar angazhimin tonë për përmirësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në disa fusha kyçe:

  • Forcimi i sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor në kontekstin e integrimit në BE;
  • Përmirësimi i pavarësisë gjyqësore dhe sigurisë ligjore;
  • Përpjekje të përbashkëta në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
  • Mbështetje për reforma ligjore dhe forcimin e institucioneve, duke përfshirë mundësi për mbështetje institucionale dhe financiare;
  • Dixhitalizimi i proceseve gjyqësore dhe rritja e transparencës përmes e-shërbimeve.
 
Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë shumë ngjashmëri në procesin e reformave, veçanërisht në kuadër të euro integrimeve. Këto reforma, të vendosura përmes Agjendës së reformave dhe Planit për rritje, janë thelbësore për përparimin tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
 
Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për një implementim të suksesshëm të këtyre reformave, veçanërisht në sistemin e drejtësisë. Takimi i sotëm ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, të cilat do na ndihmojnë të tejkalojmë sfidat në rrugën drejt BE-së.

Accessibility Menu