Në organizimin e Presidencës Polake me Këshillin e Bashkimit Evropian, u mbajt Takimi i përfaqësuesve të lartë për drejtësi dhe punë të brendshme (SOM).
Sesioni për drejtësinë ishte i dedikuar temave kyçe në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, me theks të veçantë në mbrojtjen e denoncuesve.
U diskutua për rëndësinë e shoqërisë civile, mediave të pavarura dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen e rendit juridik, si dhe për nevojën që sistemi gjyqësor të mbrohet nga ndikimi politik jo përkatës. Në fjalimin e tij, përfaqësuesi nga Ministria e Drejtësisë, këshilltari shtetëror Nikola Prokopenko theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor si themel i çdo shoqërie demokratike. Ai informoi se po punohet aktivisht në zbatimin e Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për gjyqësorin, me përfshirje të rëndësishme të sektorit civil. Ai theksoi se organizatat qytetare marrin pjesë aktivisht në grupet e punës për hartimin e zgjidhjeve ligjore dhe janë pjesë e komisioneve dhe trupave të ndryshëm, që përbën një dëshmi për hapjen dhe përfshirjen e institucioneve. Gjithashtu, u njoftua përgatitja e Strategjisë së re të Qeverisë për bashkëpunimin me shoqërinë civile për periudhën 2025–2028. Në kuadër të diskutimeve lidhur me luftën kundër korrupsionit, nga ana jonë u theksua se kjo çështje përbën një nga prioritetet kryesore të Qeverisë.
Presidenca dhe Komisioni Evropian në paraqitjet e tyre theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët nga Ballkani Perëndimor dhe theksuan rolin e shoqërisë civile në ruajtjen e vlerave evropiane.