EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Propozim Ligji për Shërbimin Gjyqësor është përgatitur dhe është publikuar në ENER, dhe deri në qershor 2025 duhet të miratohet

Propozim Ligji për Shërbimin Gjyqësor është përgatitur dhe është publikuar në ENER, dhe deri në qershor 2025 duhet të miratohet
Ministria e Drejtësisë ka filluar hartimin e këtij ligji, në të cilin janë përfshirë rekomandimet nga disa raporte dhe dokumente vendore dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me nevojën për përmirësimin e statusit të shërbimit gjyqësor, të përfshira në Strategjinë për burime njerëzore në shërbimin gjyqësor dhe rekomandimet nga Agjenda e Reformës.
 
Me qëllim të sigurimit të pavarësisë së gjyqësorit, Projektligji parashikon ndarjen e shërbimit gjyqësor nga administrata shtetërore, duke rregulluar të drejtat dhe statusin e punonjësve në këtë shërbim.
 
Vendoset sistem për menaxhimin e performancës së nëpunësve gjyqësorë, objektivat dhe detyrat e punës, përcaktimi i planit individual për zhvillim profesional, si dhe procedura për vlerësimin e performancës së nëpunësve gjyqësorë.
 
Ndërhyrjet në dispozitat për nivelin e pagave kanë për qëllim tërheqjen, mbajtjen dhe motivimin e punonjësve; rekrutimin e kandidatëve me cilësi të lartë për pozita përkatëse dhe përzgjedhjen përmes mjeteve efikase dhe transparente.
 
Kjo reformë është me rëndësi thelbësore për të motivuar të punësuarit që të jenë të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve publike me cilësi të lartë.
 
Me këtë zgjidhje ligjore i dilet në krah sindikatave dhe kërkesave të tyre shumëvjeçare.
 
Të gjithë të interesuarit kanë mundësi të japin komentet , propozimet dhe sugjerimet e tyre për Propozim ligjin për Shërbimin Gjyqësor, i cili sipas Agjendës së Reformës duhet të miratohet deri në qershor të vitit 2025.

Accessibility Menu