EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Propozim Ligji për prokurorinë publike është publikuar në ENER

Propozim Ligji për prokurorinë publike është publikuar në ENER

Ky ligj është me rëndësi të jashtëzakonshme për avancimin e sundimit të ligjit dhe është përgatitur në përputhje me Strategjinë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024 – 2028), Planin e Veprimit për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024 – 2028), si dhe Agjendën reformuese.

 
Zgjidhjet e propozuara në lidhje me buxhetin e prokurorisë publike do të mundësojnë për herë të parë që prokuroria të disponojë vetë me buxhetin në masën e plotë prej të paktën 0.5% të Buxhetit. Deri më tani, përkundër të gjitha reformave gjoja të realizuara në gjyqësor, asnjëherë nuk janë siguruar plotësisht kushtet hapësinore, teknike dhe të tjera për të mundësuar punën efikase të prokurorisë publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Me propozim ligjin, për herë të parë rregullohet procedura për zgjedhjen e prokurorit publik të RMV-së, duke inkorporuar rekomandimet nga Misioni i Vlerësimit për zgjedhje transparente të kandidatëve më të mirë për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për më tepër, janë parashikuar afate të sakta për të gjitha procedurat e zgjedhjes, avancimit ose procedurave disiplinore, me çka tejkalohen një pjesë e pasaktësive që në praktikë kanë treguar rezultate të disfatshme.
Sipas Agjendës reformuese, ky ligj së bashku me Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë duhet të miratohet më së voni deri në dhjetor 2025.

Accessibility Menu