EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, u publikua në ENER

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

- Qëllimi i ndryshimeve është harmonizimi i tekstit të ligjit me Konventën për qasje në dokumentet zyrtare të Këshillit të Evropës – Tromso, avancimin e efikasitetit të procedurës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, si dhe forcimi i përgjegjësisë së mbajtësve të informacionit me karakter publik.


- Ndryshimet kanë për qëllim të sigurojnë një mekanizëm efikas dhe më të shpejtë me të cilin institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mund të sigurojnë procedurë të drejtë dhe të shpejtë për kërkesat për qasje në informacionet me karakter publik, dhe nëse kërkesat kanë të bëjnë me informacionet e interesit publik, nga publikimi i të cilave varet mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe e mjedisit jetësor, mbajtësi është i detyruar të përgjigjet menjëherë pa vonesë, e më së voni brenda tre ditëve.

Accessibility Menu