EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SHPALLJE PUBLIKE për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

SHPALLJE PUBLIKE për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

SHPALLJE PUBLIKE për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e publikuar më 14.04.2025

 
Në bazë të Vendimit për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nr. 50-2529/5 datë 25 mars 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 67/25 dhe 72/25), ndërsa në lidhje me nenin 22 të Protokollit nr. 11 të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, me të cilin ndryshohet mekanizmi i kontrollit të përcaktuar me Konventën për të drejtat e njeriut, Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, publikon

 
SHPALLJE PUBLIKE

për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

 

Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut do të kryejë zgjedhjen e tre kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kandidatët duhet të plotësojnë minimum kushtet e mëposhtme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;       
  • Të gëzojnë një reputacion të lartë moral;
  • Të plotësojnë kushtet e domosdoshme për ushtrimin e funksioneve të larta gjyqësore ose të jenë ekspertë juridik me kompetencë të njohur (minimum 12 vjet përvojë në profesionin përkatës);
  • Të jenë më të rinj se 65 vjeç;
  • Të kenë përvojë në fushën e të drejtave të njeriut;
  • Aktivisht (niveli C) të zotërojnë një gjuhë zyrtare të Këshillit të Evropës dhe pasivisht (niveli A) gjuhën tjetër zyrtare (anglisht dhe frëngjisht);


Për të dëshmuar kushtet e mësipërme, kandidatët janë të detyruar të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Certifikatë për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Curriculum vitae i plotësuar në mënyrë përkatëse formulari i të cilit është publikuar në ueb – faqet  e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Jashtme: www.mfa.gov.mk, Ministrisë së Drejtësisë: www.pravda.gov.mk, Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut: http://www.vsrm.mk/wps/portal/vsrm/sud/ , Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.ustavensud.mk, Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut:www.sjorm.gov.mk dhe Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.vsrm.mk/wps/portal/ssrm/sud/oglasi/(kandidatët janë të detyruar ta plotësojnë formularin në gjuhën maqedonase dhe në një nga dy gjuhët e huaja, anglisht ose frëngjisht);
  • Letër motivimi në gjuhën maqedonase dhe në një nga dy gjuhët e huaja (anglisht ose frëngjisht);
  • Referenca nga shoqata përkatëse, odave dhe organeve të tjera akademike profesionale nga fusha përkatëse në të cilën ata i përkasin profesionalisht (në varësi nëse bëhet fjalë për një kandidat me përvojë si gjyqtar, prokuror publik, avokat, profesor etj.), përmes të cilave do të vërtetohet përmbushja e kushtit “reputacion i lartë moral”;
  • Certifikatë për njohjen e gjuhëve të huaja (anglisht dhe frëngjisht) minimum niveli C për gjuhën që e zotërojnë aktivisht dhe minimum niveli A për gjuhën që e zotërojnë pasivisht.


Afati për aplikimin e kandidatëve të interesuar: 15 ditë nga dita e shpalljes së këtij Njoftimi në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Kandidatët e interesuar janë të detyruar të dorëzojnë dokumentet e nevojshme në arkivin e MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME dhe TREGTISË SË JASHTME, në adresën e mëposhtme: Bulevardi “Filipi i II-të Maqedonas” nr. 7, 1000 Shkup (me shënimin “për shpalljen për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”), ose në mënyrë  elektronike, në adresën elektronike: konkurs.ECHR@mfa.gov.mk.

 

Pas skadimit të afatit për aplikimin e kandidatëve të interesuar, Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të kryejë selektimin fillestar. Aplikimet e vonuara dhe të paplota nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët që do ta kalojnë selektimin fillestar do të ftohen në intervistë.

Accessibility Menu