Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në një intervistë për MIA njoftoi se po finalizohet Kodi Penal, i cili më pas do të dërgohet në procedurë qeveritare.
“Momentalisht po bëhet përputhja shtesë me katër direktiva të reja evropiane: Direktiva për mbrojtjen e mjedisit përmes së drejtës penale (EcoCrime), Direktiva për dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave, Direktiva për rikuperimin dhe konfiskimin e mjeteve, si dhe Propozim-direktiva për luftën kundër korrupsionit. Ky proces zhvillohet paralelisht edhe në shumë shtete anëtare të BE-së. Pas përfundimit të përputhjes, Kodi Penal do të dërgohet në procedurë qeveritare.
Po ashtu, po përcaktohet një vepër e re penale lidhur me keqpërdorimin e videove, fotografive apo regjistrimeve audio me përmbajtje seksuale eksplicite, ku përfshihen edhe videot e krijuara me inteligjencë artificiale, të njohura si deep fake. Paralelisht po bëhet edhe rishikimi i veprave të veçanta penale të lidhura me projektin “Qyteti i Sigurt”, siç është vepra penale “Drejtimi i pakujdesshëm i automjetit”,” tha ministri Filkov.
Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë është i qartë: të krijojmë një Kodi Penal të ri, modern dhe të kodifikuar, në të cilin do të përfshihen të gjitha standardet dhe instrumentet ndërkombëtare relevante, për të forcuar sigurinë ligjore të qytetarëve, dhe për praktikuesit — gjykatësit, prokurorët dhe avokatët — të kenë një ligj të qartë dhe të zbatueshëm, pa paqartësi dhe kontradikta.
Ky dokument do të përbëjë një transformim thelbësor të së drejtës penale: me përkufizime të qarta, balancë të drejtë të sanksioneve, eliminimin e pasigurisë ligjore dhe krijimin e një kuadri ku drejtësia selektive bëhet e pamundur.
Ky është një hap që do të shënojë një etapë të re në reformën e drejtësisë dhe do të pozicionojë Maqedoninë si një shtet që di të ndjekë standardet evropiane, por edhe të ndërtojë stabilitetin e vet ligjor.
Ministri Filkov iu referua gjithashtu njoftimeve për mundësinë që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim meritor për ndryshimet e kontestuara të vitit 2023, nëse eventualisht nuk korrigjohen vërejtjet me ligjin e paralajmëruar.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe ekzekutive. Por, njëkohësisht duhet të kemi kujdes me deklaratat dhe qëndrimet që të mos krijohet përshtypja në publik se po përdoren për politikë ditore,” theksoi ministri i drejtësisë, Igor Filkov.
Intervista e plotë për Agjencinë Informative Maqedonase mund të ndiqet në linkun e mëposhtëm.