EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov: Çdo denar i shpenzuar në gjyqësor duhet të jetë i justifikuar me rezultate

Filkov: Çdo denar i shpenzuar në gjyqësor duhet të jetë i justifikuar me rezultate

Në lidhje me konstatimet e Komisionit Evropian se gjyqësori po përballet me mungesë të personelit dhe pavarësi financiare, ministri i drejtësisë, Igor Filkov, thotë se këto janë probleme reale, të cilat nuk zgjidhen me një vendim të thjeshtë administrativ, por kërkojnë qasje sistemike, strategji afatgjatë dhe koordinim mes të gjitha institucioneve. Mungojnë gjyqtarë, prokurorë, shërbim gjyqësor, shërbim prokurorial, procesmbajtës, informaticienë. Nuk ka pajisje të përshtatshme, kushte hapësinore dhe mjete për zbatimin e procesit të digjitalizimit. Ministria e Drejtësisë është e vetëdijshme për këto dhe pikërisht për këtë arsye janë përgatitur dhe janë dërguar në procedurë qeveritare zgjidhjet ligjore për shërbimin gjyqësor dhe shërbimin prokurorial. Paralelisht po punohet edhe në Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Buxhetin Gjyqësor dhe Ligjin për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, me qëllim që në mënyrë gjithëpërfshirëse të krijohet një kuadër i përshtatshëm ligjor për tejkalimin e mungesës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe shërbimeve të tyre profesionale.
“Por duhet të themi edhe diçka që shpesh anashkalohet: pavarësia financiare nuk do të thotë pa kufizime financiare. Ajo duhet të shkojë së bashku me përgjegjësi, transparencë dhe shpenzim racional. Çdo denar i shpenzuar në gjyqësor duhet të jetë i justifikuar me rezultate – procedura më të shpejta, besim më të madh dhe cilësi më të lartë të vendimeve gjyqësore”, thekson ministri i drejtësisë, Igor Filkov, në një intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë.


Të gjithë intervistën mund ta ndiqni në linkun vijues.
https://mia.mk/story/%D1%84%D0%B8%D0%BB%D0%BA%D0%BE%D0%B2

Accessibility Menu