Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, në një intervistë për gazetën "Veçer", duke iu referuar situatave në Këshillin Gjyqësor, theksoi se ai duhet të jetë organ i pavarur që në vendimet e tij do të udhëhiqen nga përgjegjësia disiplinore individuale e anëtarëve të Këshillit.
"Reformat janë të nevojshme si akte dhe aktivitete konkrete, por edhe si ndryshim në mënyrën e vëzhgimit dhe perceptimit. Ne e shohim Këshillin Gjyqësor si organ plotësisht të pavarur që në vendimet e tij udhëhiqet pikërisht nga përgjegjësia disiplinore individuale e anëtarëve të Këshillit. Ne bëjmë thirrje për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre ndaj parimeve ligjore, dhe kjo reformë synon pikërisht në këtë drejtim. Prandaj, ne po inicojmë arritjen e një pavarësie që do të vijë nga vetë gjyqtarët dhe prokurorët, që ata të zgjedhin anëtarët dhe të mbajnë përgjegjësinë morale, profesionale dhe ligjore për atë zgjedhje. Këshilli Gjyqësor nuk duhet të ndikohet nga propozimet e qeverisë, parlamentit apo kryetari. Ne dhamë hapësirë që Këshilli Gjyqësor, me vendime të pavarura së pari për përbërjen e tij të konfirmojë pavarësinë e tij. Ne gjithashtu kemi dhënë kohë por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje propozim apo vendim prej tyre. Mendoj se përgjegjësia individuale do të ketë një efekt shumë më të madh sesa përgjegjësia kolektive, e cila mund të na çojë në një labirint të rrezikshëm prej të cilit do të jetë e vështirë të dalim. Por për momentin të gjitha zgjidhjet janë në tryezë dhe po kërkohet ajo më e mira,” tha Filkov.
Lidhur me pyetjen nëse kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva ka dorëzuar grup propozimesh për reforma, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, u përgjigj se deri në këtë moment nuk është bërë një gjë e tillë, por shpreson që në periudhën e ardhshme të gjendet kohë për dialog.
"Nevoja për reforma është e qartë. Mosfunksionimi i aparatit gjyqësor po shihet dhe ndjehet nga qytetarët, veçanërisht ata që janë brenda sistemit, në thelb dhe ligjërisht. Po kërkohen reforma që lidhen posaçërisht me punën e Këshillit Gjyqësor diçka që edhe ne e kemi vërejtur në vlerësimin dhe rritjen e transparencës së procedurave disiplinore. Disa nga këto reforma janë tashmë të planifikuara dhe ajo që do të realizohet do të varet nga analiza e funksionalitetit si sistem. Një takim zyrtar me kryetaren e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë nuk është zhvilluar, por shpresoj që në periudhën e ardhshme do të gjendet kohë për dialog”, theksoi Filkov.