Ministri i Drejtësisë Igor Filkov u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, N. E Metju Loson.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, N. E Metju Loson, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin bilateral, mbështetjen për projektet e reformave në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe realizimin e synimeve strategjike për anëtarësim të plotë në BE.
Ministri Filkov theksoi se ka një rrugë të gjatë dhe të vështirë për zbatimin e reformave në Këshillin Gjyqësor, Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi.
Ambasadori Loson shprehu gatishmërinë për ndihmën e ekspertëve për skanimin e situatave dhe thellimin e bashkëpunimit për përforcimin e kapaciteteve të vendit në fushat kritike.
Mbretëria e Bashkuar mbetet partneri ynë më i madh strategjik, duke përfshirë anëtarësimin në Aleancën e NATO-s dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushat me interes të përbashkët.