Të nderuar,
Propozim ligji për procedurë kontestimore është sot në rendin e ditës të Komisionit për Sistem Politikdhe Marrëdhënie Ndërmjet BashkësivePas disa vitesh bllokim, Propozim ligji për procedurën kontestimore është përsëri në procedurëparlamentare. Qëllimi i tij është të rregullojë çështjet që krijuan probleme në zbatimin e ligjit (pezullim,dorëzim, përshpejtim i procedurës në kontestet me vlerë të vogël etj.), dhe të konstatuara nga tëgjithë të interesuarit.Me Propozim ligjin parashikohet ulje e lartësisë së gjobës monetare për pjesëmarrësit në procedurë,në përputhje me përcaktimin e përgjithshëm të Qeverisë për uljen e gjobave, harmonizohet dorëziminë formë elektronike, thjeshtësohet dërgimi elektronik në përputhje me dispozitat ligjore përkatësepër punët elektronike në vend.Parashkrimi i procedurës për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave kolektive është një risi, e cila umundëson shoqatave, fondacioneve, institucioneve apo organizatave të tjera që janë themeluar nëpërputhje me ligjin dhe që në kuadër të veprimtarisë së tyre të regjistruar ose të përcaktuar me ligj,merren me mbrojtjen e interesave dhe të drejtave kolektive të përcaktuara me ligj, për të qenë nëgjendje të kur një autorizim i tillë u jepet shprehimisht me ligj dhe në kushtet e parashikuara nga ailigj, për të ngritur padi (padi për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave kolektive) kundër një personifizik ose juridik, i cili me kryerjen e një veprimtarie të caktuar ose duke vepruar ose mos vepruar,dëmton rëndë ose kërcënon rëndë interesat dhe të drejtat e tilla kolektive.Propozim ligji është në përputhje edhe me Ligjin për ndihmë juridike falas, i cili specifikon seshpenzimet e procedurës së palës përfituese të ndihmës juridike sekondare, e cila ka pasur sukses nëkontest, paguhen në llogarinë e Buxhetit të RMV-së.Parashikohet që diskutimet publike të mbahen në mënyrë elektronike, sipas vlerësimit të gjykatës, nërast se ekziston rrezik shtyrje ose kur ka pengesa ligjore ose reale. Gjykata mund të vendosë mbajtjene seancës nga distanca, duke përdorur mjete që ofrojnë komunikim elektronik të dyanshëm dhelejojnë shfaqjen audio dhe vizuale në kohë reale.