EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov: Është përgjegjësia jonë të ndërtojmë mekanizma të fortë për gjyqësorin dhe të sigurojmë që askush, pavarësisht nga pozicioni apo statusi i tij, të mos përjashtohet nga përgjegjësia

Filkov: Është përgjegjësia jonë të ndërtojmë mekanizma të fortë për gjyqësorin dhe të sigurojmë që askush, pavarësisht nga pozicioni apo statusi i tij, të mos përjashtohet nga përgjegjësia

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, në intervistë për Lokalno.mk, u referua për gjendjen aktuale në gjyqësor, reformat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet që nga momenti i marrjes së detyrës. Rikthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë është një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballemi. Duke folur për emrat e rinj në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit, tek të cilët është gjetur edhe gjykatës, ministri Filkov konsideron se kjo ka rëndësi të madhe në kontekst të përpjekjeve për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e drejtësisë në vendin tonë.

“Në lidhje me emrat e rinj në listën e zezë të SHBA-së, përfshirë dhe gjyqtar nga Gjykata e Apelit, është sinjal serioz i cili nuk mund të injorohet. Korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, është një nga sfidat më të mëdha për institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit.
Në lidhje me pyetjen nëse do të vazhdojë praktika e partnerëve tanë perëndimorë që tregojnë persona të përfshirë në korrupsion dhe këtu nuk do të ndërmerren veprime, duhet të theksoj se është shumë e rëndësishme të kemi institucione të pavarura dhe efikase që do të hetojnë dhe procedojnë këto raste. Nuk do të ketë përparim në luftën kundër korrupsionit nëse nuk ka vullnet nga ana e institucioneve vendase për të marrë masa konkrete dhe për të sanksionuar ata që shkelin ligjet. Paralelisht, duhet të pranojmë se partnerët ndërkombëtarë luajnë rol të rëndësishëm në mbështetjen e përpjekjeve tona dhe e përdorin pozicionin e tyre për të cekur se ku janë problemet.
Është përgjegjësia jonë të ndërtojmë mekanizma të fortë për gjyqësorin dhe të sigurojmë që askush, pavarësisht nga pozicioni apo statusi i tij, të mos përjashtohet nga përgjegjësia. Nëse dikush tregohet si i korruptuar, atëherë procedurat duhet të udhëhiqen me transparencë dhe drejtësi të plotë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjyqtarë të lartë apo zyrtarë të tjerë publikë.
Partnerët tanë ndërkombëtarë mund të japin informacione të rëndësishme dhe të na ndihmojnë në zbulimin e aktiviteteve korruptive, por në fund na takon ne të marrim masat e nevojshme dhe të sigurojmë që drejtësia të vendoset”, thotë Filkov.


Lidhur me reformat në Këshillin Gjyqësor, Ministri Filkov thotë se pas përfundimit të seancave publike për Këshillin Gjyqësor, hapi i radhës është të shqyrtohen të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet që janë dhënë nga pjesëmarrësit në seancë, përfshirë dhe ekspertët, organizatat civile, si dhe publiku.

“Shqyrtimi i sugjerimeve dhe përgatitja e propozimit përfundimtar: Në fazën tjetër, të gjitha komentet dhe sugjerimet që janë dhënë gjatë seancës publike do të analizohen nga Ministria e Drejtësisë dhe organet eksperte. Në bazë të kësaj do të përgatitet propozim përfundimtar që do të përfshijë ndryshime apo shtesa të mundshme në reformat e propozuara për Këshillin Gjyqësor. Ky proces do të zhvillohet në konsultim me juristë dhe ekspertë të reformave në drejtësi, për të siguruar që të gjitha standardet ligjore dhe etike janë të përmbushura”, thekson Filkov.


Në intervistën për Lokalno.mk,  Ministri Filkov flet edhe për funksionalitetin e Ministrisë së Drejtësisë, si të rikthehet besimi në gjyqësor, Kodin e ri Penal, situata në burgje dhe çështje të tjera.

 

Intervistën e plotë të ministrit të Drejtësisë Igor Filkov mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

 

Accessibility Menu