- Anuluam vendimin e Qeverisë së mëparshme për rritjen e dhjetëfishimit të Tarifës së noterisë – si përgjigje ndaj rritjes së pabazuar të tepruar të tarifës së bërë menjëherë para largimit të qeverisë së kaluar.
- Pas 8 vitesh Oda e ekspertëve është funksionalizuar! Është i regjistruar në Regjistrin Qendror, i cili siguron transparencë, pavarësi dhe profesionalizëm më të madh në procesin e ekspertimit.
- Kemi nisur me reformat për Këshillin Gjyqësor. Kemi mbajtur seanca ekspertësh për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, kemi dëgjuar mendimet e ekspertëve, gjyqtarëve, prokurorëve. Axhenda e reformës që u miratua zyrtarisht nga Komisioni Evropian më 23 tetor të këtij viti na detyron që deri në qershor të 2025 të kemi ligj të ri për Këshillin Gjyqësor.
-Si rezultat i takimeve me disa organizata sindikale, kemi filluar hartimin e Ligjit të ri për Shërbimin Gjyqësor, duke marrë parasysh se për reforma thelbësore në gjyqësor nuk mjafton fokusimi vetëm tek gjykatat, statusi dhe përgjegjësitë e tyre. Sistemi gjyqësor përbëhet gjithashtu nga mijëra punonjës si nëpunës gjyqësor, persona që kryejnë punë teknike dhe ndihmëse në gjykata dhe punonjës policie gjyqësore pa të cilët nuk mund të funksionojë gjyqësori.
-Kemi hapur zyrën e Komisionit për kompensim në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë. Ky hap siguron kushte për mbrojtje më të mirë të të drejtave të njeriut dhe kompensim në të holla për viktimat, në përputhje me parimin e solidaritetit social.
- Kemi përgatitur ndryshime ligjore në Ligjin për ndihmë juridike falas, të cilin Kuvendi tashmë i ka miratuar. Kjo ka zgjeruar qasjen në drejtësi për qytetarët më vulnerabël në shoqërinë tonë.
- Si rezultat i takimeve të shumta me publikun e ekspertëve, organizatat civile dhe ndërkombëtare, mbajtëm seanca dëgjimore publike për Ligjin e procedurës penale për modernizimin e mëtejshëm dhe racionalizimin e proceseve tona ligjore, pas së cilës do të kalohet në procedurë qeveritare.
-I jemi afruar përfundimit të procesit dhjetëvjeçar për kodifikim të legjislacionit civil. Me kërkesë të organizatave civile dhe opinionit profesional, janë planifikuar seanca dëgjimore publike për Kodin Civil për qëllim të prezantimit të konceptit, por edhe për të dëgjuar komente dhe ide për përmirësimin e konceptit, i cili synon rritjen e sigurisë juridike të qytetarëve.
- Kemi mundësuar implementimin e plotë të sistemit Femida –sistem audio-vizual për regjistrimin e seancave gjyqësore që do të sigurojë transparencë në proceset gjyqësore para gjykatave në të gjithë territorin e vendit, përfshirë këtu edhe Gjykatën Administrative. Për këtë ishte pritur për 14 vjet.
- Ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave për verifikimin e deklaratave të pasurisë dhe Konventa e Këshillit të Evropës për qasje në dokumentet zyrtare.
-Reformat po zhvillohen në përputhje me Strategjinë e zhvillimit sektorial për gjyqësorin për periudhën 2024 - 2028 me Planin e saj të veprimit. Është prioritet rikonstituimi i Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë zhvillimore sektoriale për gjyqësorin.
Shumë projekte, masa dhe aktivitete të reja po vijnë!