EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Franca përmes ekspertëve të saj do të na ndihmojë në procesin e reformave në sistemin e gjyqësorit

Franca përmes ekspertëve të saj do të na ndihmojë në procesin e reformave në sistemin e gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, realizoi takim me Ambasadorin e Francës, SH.T Kristof Le Rigoler, ku u diskutua për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e gjyqësorit, projektet dhe agjendën e reformave. 

 
Ambasadori Rigoler përshëndeti planet e ministrit për reforma dhe shprehu gatishmërinë e Francës për të ndihmuar në të gjitha proceset me ndihma të ndryshme, përfshirë edhe atë të ekspertëve, me qëllim përgatitjen për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
 
 
Në këtë drejtim, Ministri Filkov informoi se më 16.09.2024 ka filluar angazhimi i ekspertes franceze, Sesilia Maronier, e cila ka përvojë të madhe në fushën e gjyqësorit. Nga ana jonë janë siguruar të gjitha parakushtet për të mundësuar punën e saj të pandërprerë. 
 
Gjithashtu u theksua bashkëpunimi me gjyqtarin ndërlidhës në Beograd dhe atasheun për sigurinë e brendshme në Shkup, të cilët me veprimtaritë e tyre ndihmojnë në zbatimin e reformave. 
 
Në takim u diskutua edhe për agjendën legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, njoftimet për fillimin e diskutimeve publike për propozim-ndryshimet e ligjeve për Këshillin Gjyqësor dhe për Prokurorinë Publike, si dhe për Strategjinë Sektoriale të Zhvillimit për Gjyqësorin (2024-2028). 
 
Filkov dhe Rigoler u zotuan për thellimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Accessibility Menu