Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov dhe drejtoresha e UAE-FON, Sezen Canoska, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me të cilin të dy institucionet u zotuan të veprojnë dhe të bashkëpunojnë së bashku në interes të kryerjes së punës kërkimore-analitike, mundësive për realizimin e përvetësimit të njohurive praktike të studentëve, si dhe përgatitjen e zgjidhjeve të mira ligjore. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe rektori i universitetit, Savo Ashtalkoski dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Politike, Sejdefa Xhafçe.
Memorandumi ka për qëllim të mundësojë edukimin, arsimimin, shkathtësimin, aftësimin e studentëve të universitetit në disa fusha profesionale dhe shkencore, si dhe kontributin e ekspertëve në kuadër të grupeve punuese në kuadër të Ministrisë. Universiteti do të japë kontributin e tij nëpërmjet kërkimit dhe përgatitjes së analizave, si dhe do të mundësojë bashkëpunimin e stafit pedagogjik të universiteteve dhe studiuesve me punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë. Mundësohet mbështetje dhe qasje e studentëve për realizimin e praktikës, fitimin e njohurive praktike në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë.