EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Reformat zgjedhore hyjnë në fazën përfundimtare.

Reformat zgjedhore hyjnë në fazën përfundimtare.

Grupi i Punës për reformat në legjislacionin zgjedhor mbajti sot mbledhjen e shtatë, në të cilën u shqyrtuan dhe analizuan propozimet, mendimet dhe vërejtjet e paraqitura nga institucionet kompetente, partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesuara në procesin e përgatitjes së ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Në mbledhje u konfirmua përparimi i deritanishëm në harmonizimin e zgjidhjeve ligjore me rekomandimet e OSBE/ODIHR, ndërsa anëtarët e Grupit të Punës zhvilluan një diskutim intensiv dhe konstruktiv për një sërë çështjesh që ndikojnë drejtpërdrejt në transparencën, integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.

Ministria e Drejtësisë thekson përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive të të gjithë anëtarëve të Grupit të Punës dhe vlerëson se procesi po zhvillohet në frymën e dialogut, profesionalizmit dhe përgjegjësisë së përbashkët për avancimin e standardeve demokratike në vend.

Reformat në legjislacionin zgjedhor përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të besimit institucional dhe garantimit të zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet ndërkombëtare.

Mbledhja e ardhshme është caktuar për datën 12 qershor, pas së cilës ndryshimet ligjore do të finalizohen dhe do të dërgohen në procedurë të mëtejshme.

Accessibility Menu