EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Debat publik në Kuvend për Propozim-ligjin për Procedurën Kontestimore – një nga ligjet reformuese më të rëndësishme në fushën e gjyqësorit

Debat publik në Kuvend për Propozim-ligjin për Procedurën Kontestimore – një nga ligjet reformuese më të rëndësishme në fushën e gjyqësorit

Në debat morën pjesë ekspertë të fushës së së drejtës procedurale civile, profesorë universitarë, gjyqtarë, avokatë, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, publiku profesional dhe sektori civil, të cilët ndanë mendimet, propozimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me zgjidhjet ligjore të propozuara. Gjatë diskutimit, një numër i madh ekspertësh, profesorësh, gjyqtarësh dhe avokatësh theksuan rëndësinë e zgjidhjeve të propozuara dhe e vlerësuan pozitivisht Propozim-ligjin si një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më efikas dhe më modern të drejtësisë civile.

Propozim-ligji sjell zgjidhje bashkëkohore të orientuara drejt modernizimit të procedurave gjyqësore, rritjes së efikasitetit të gjykatave dhe forcimit të sigurisë juridike të qytetarëve.

· Zhvillim më efikas dhe më cilësor i procedurave gjyqësore

· Rol më i madh i gjykatës në përcaktimin e gjendjes faktike

· Digjitalizim i plotë përmes dorëzimit elektronik të shkresave dhe mundësisë për zhvillimin e seancave në mënyrë elektronike

· Përshpejtim i procedurave në mosmarrëveshjet me vlerë të vogël

· Gjoba më proporcionale dhe më të drejta në procedura

· Vendosja e padive përfaqësuese për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave kolektive

Zgjidhjet e propozuara janë të harmonizuara me disa ligje sistemore dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi gjyqësor modern, funksional dhe efikas.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj një procesi reformues gjithëpërfshirës dhe transparent, në të cilin debati profesional dhe kontributi i publikut ekspert janë me rëndësi thelbësore për miratimin e zgjidhjeve ligjore cilësore.

Accessibility Menu