EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Seanca konstituive e përbërjes së re të Këshillit për koordinimin e TIK: Strategjia për të ardhmen digjitale!

Seanca konstituive e përbërjes së re të Këshillit për koordinimin e TIK: Strategjia për të ardhmen digjitale!

Ministri i Drejtësisë, Igor Filipkov, gjatë seancës konstituive të përbërjes së re të Këshillit për koordinimin e teknologjisë informatiko-komunikative në organet gjyqësore theksoi rëndësinë e teknologjisë në sistemin e drejtësisë, si dhe nevojën për transformimin digjital për modernizimin e sistemit gjyqësor me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve në gjyqësor.

„Besoj se kjo përbërje e Këshillit do të jetë një motor i ndryshimeve të rëndësishme, me fokus në drejtësi, inkluzivitet dhe modernizimin e sistemit gjyqësor,“ deklaroi ministri. „Digitalizimi do të na mundësojë të përshpejtojmë proceset gjyqësore, të rrisim transparencën dhe të zvogëlojmë burokracinë,“ theksoi ministri Filipkov.

Ministria e Drejtësisë formoi përbërjen e re të Këshillit për koordinimin e teknologjisë informatiko-komunikative në organet gjyqësore në përputhje të plotë me nenin 87-a të Ligjit për Gjyqësorin. Këshilli përbëhet nga përfaqësues të organeve gjyqësore dhe institucioneve të tjera relevante, të cilët do të punojnë për koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë.

„Teknologjia është vetëm mjet, ndërsa parimi thelbësor mbetet drejtësia,“ theksoi ministri. „Për këtë, duhet të sigurohemi që digjitalizimi të jetë në shërbim të drejtësisë dhe të sigurojë barazi dhe qasje të drejtë për të gjithë qytetarët,“ tha Filkov

Ministri shprehu besimin se me udhëheqje të përbashkët dhe angazhim, përbërja e re e Këshillit do të vazhdojë me zhvillimin e strategjisë për digjitalizim, shkëmbimin e informacionit dhe zgjidhjen e problemeve në funksionimin e sistemit gjyqësor. Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për modernizimin e sistemit të drejtësisë, me qëllim krijimin e një sistemi të drejtë dhe digjital për të gjithë qytetarët.

Anëtarët e Këshillit të TIK-ut janë:

  • Burim Sejdini, kryetar i Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Ivan Dzholev, kryetar i Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
  • Milço Veljanoski, këshilltar gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Mirjana Basheska Joneska, informaticiene në Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Natasha Odnakozova Zhabakova, informaticiene në Gjykatën e Apelit të Shkupit.
  • Nikola Ristevski, informaticien në Gjykatën Themelore Civile.
  • Anita Topolova Isailoska, Prokurore Publike në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Vladimir Miloshevski, Prokuror Publik në Prokurorinë Themelore të Shkupit.
  • Irena Dimovska, informaticiene në Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Julijana Georgievska, Këshilltare shtetërore në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Jelena Dogazanska Koleva, anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Katerina Mishkoska, informaticiene në Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Josif Stojlov, informaticien në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Accessibility Menu