EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Shasivari u takua me profesorë të shquar të drejtësisë

Ministri Shasivari u takua me profesorë të shquar të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, zhvilluan takim me profesorët universitarë: akademikun prof. dr. Vlado Kambovski, prof. dr. Aleksandra Deanoska-Trendafilova dhe prof. dr. Gordana Lazetiq.
Në takim u diskutua për çështje me rëndësi për zhvillimin e sistemit juridik dhe avancimin e reformave në fushën e gjyqësorit, me theks të veçantë në Kodin Penal, Ligjin për procedurën penale dhe Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve. Gjithashtu, u theksua nevoja për forcimin e standardeve juridike, rritjen e efikasitetit të institucioneve dhe krijimin e politikave që kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi bashkëkohor dhe funksional.
Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me komunitetin akademik dhe ekspertët juridikë, kontributi profesional dhe shkencor i të cilëve është i një rëndësie të veçantë për përgatitjen e zgjidhjeve ligjore cilësore dhe avancimin e proceseve reformuese.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe komunitetit akademik është i një rëndësie të veçantë për avancimin e mëtutjeshëm të sistemit juridik dhe forcimin e sundimit të së drejtës. 

Accessibility Menu