Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, e potencoi rëndësinë e mbështetjes së Republikës së Hungarisë në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë në BE. Kolegu hungarez, Bence Tuzson theksoi se vendi jonë duhet të ndjekë udhërrëfyesin lidhur me aderimin në BE dhe të përshpejtojë procesin e harmonizimit të ligjeve kombëtare në përputhje me legjislacionin e BE-së.
Ministrat potencuan se nuk ka probleme sa i përket ndihmës juridike ndërkombëtare në çështjet juridike dhe civile midis dy vendeve.
Nga ana e Ministrit të Drejtësisë të Republikës së Hungarisë u prezantua ndryshimi i legjislacionit kombëtar hungarez dhe mënyra se si përdoret inteligjenca artificiale në bazën e të dhënave të ligjeve dhe akteve nënligjore.
Ministri i Drejtësisë i Republikës së Hungarisë Bence Tuzson e ftoi Ministrin e Drejtësisë Igor Filkov në vizitë zyrtare të Budapestë me qëllim që për së afërmi të njoftohet me këtë risi në digjitalizimin e bazës së të dhënave të ligjeve dhe akteve nënligjore.