Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe një pjesë të ministrave mori pjesë në takimin e parë të serisë së takimeve me sektorin civil "Dialogu ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil" me temë: Sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë e vendosur, dhe qëllimi i Qeverisë është që përmes dialogut dhe komunikimit me organizatat qytetare të mundësojë funksionimin më të mirë të institucioneve dhe qeverisjen e mirë.
Ministri i Drejtësisë Igor Filkov theksoi se organizatat qytetare, rrjetet informale dhe aktivistët janë të përfshirë në aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë.
"Dyert e organizatave qytetare janë të hapura dhe kjo vërtetohet nga fakti që në çdo grup pune për ndryshimet e ligjeve, aktet nënligjore, hartimin e strategjive dhe udhëzimeve, këto organizata janë pjesë e tyre dhe janë aktivisht të përfshira së bashku me punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë me të cilët kanë bashkëpunim të suksesshëm. Gjithmonë pa përjashtim janë të përfshirë në të gjitha debatet dhe diskutimet publike të nisura nga Ministria e Drejtësisë, dhe rekomandimet e tyre i marrim në konsideratë me kujdes të madh," tha ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.
Ministri Filkov theksoi se fusha e sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete kyçe për të gjithë ne dhe se ato mund të arrihen vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta të institucioneve dhe shoqërisë civile.