EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fillkov – Xhanel: Holanda mbështetë reformat në gjyqësor

Fillkov – Xhanel: Holanda mbështetë reformat në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, SH.S. Uzlem Xhanel.

Biseduan rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit, për mbështetjen e ndërsjellët në proceset kyçe, si dhe për aktivitetet të cilat do t`i ndërmerr Ministria e Drejtësisë gjatë periudhës së ardhshme, e që i referohen reformave në gjyqësor me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve dhe për ndërtimin e një sistemi më të fortë juridik.

 
Ministri Fillkov iu falënderua ambasadores për përkushtimin e tyre lidhur me agjendën reformuese evropiane, si dhe për ndihmën që është dhënë përmes projekteve që janë financuar nga Holanda, e që i referohen cilësisë dhe llogaridhënies së sistemit gjyqësor maqedonas, forcimit të llogaridhënies, efikasitetit dhe transparencës së Këshillit Gjyqësor, mbështetjen e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, sundimin e të drejtës.
 
Ambasadorja Xhanel, i dëshiroi ministrit Fillkov suksese gjatë ushtrimit të funksionit ministër dhe ceki se Holanda edhe në të ardhmen do të realizojë projekte në fushën e gjyqësorit, duke mbështetur sistemin e burgjeve, si dhe në zbatimin më të madh të probacionit në vendin tonë.

Accessibility Menu