EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë Igo Fillkov realizoi takim me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për BE-në në RMV (KKBE-MQ)

Ministri i Drejtësisë Igo Fillkov realizoi takim me përfaqësuesit e Konventës Kombëtare për BE-në në RMV (KKBE-MQ)

Bashkëpunimi i suksesshëm shumëvjeçar ndërmjet KKBE-MQ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë, si dhe përkushtimi i konfirmuar për vazhdimin e tij në fushën e reformave dhe ndërtimit të shtetit ligjor ishin tema të bisedës mes Ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov dhe koordinatorit të Konventës, prof. dr. Mileva Gjurovska, bashkëudhëheqësi  i Lëvizjes Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Muhamed Halili dhe koordinatorja e GR-3 – Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale, prof. dr. Aleksandra Deanoska Trendafilova.

Konventa Kombëtare për BE-në paraqet një platformë që i jep mundësinë një game më të gjerë subjektesh nga fusha shkencore dhe profesionale, sektori civil dhe institucionet kompetente të shtetit të jenë pjesë e këtij forumi demokratik për dialog të hapur dhe transparent për çështje lidhur me Negociatat e aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua për aktivitetet e planifikuara të KKBE-së në pjesën e Kapitullit 23 Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale dhe seancat e punës që janë planifikuar të mbahen deri në fund të vitit.

Accessibility Menu