EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Debati i parë publik për Propozim Ligjin e procedurës penale

Debati i parë publik për Propozim Ligjin e procedurës penale

Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë-Misioni në Shkup, organizoi debatin e parë publik në rajonet e gjykatave të apelit në Shkup dhe Shtip për Propozim Ligjin e procedurës penale.

Debate të tilla do të mbahen edhe për rajonet e gjykatave të apelit në Manastir dhe Gostivar. Në këtë aktivitet morën pjesë gjyqtarë, prokurorë, avokatë, nëpunës policor dhe përfaqësues të sektorit civil.

Debatin publik e hapi Zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Deraban, i cili në fjalën e tij iu referua ndryshimeve kyçe të LPP-së, qëllimi i të cilit është implementimi i direktivave të BE-së, si dhe mënjanimin e mangësive që janë konstatuar në zbatimin e deritanishëm të ligjit.
 
“Veçanërisht të rëndësishme janë risitë që kanë të bëjnë me ngrirjen e pasurisë dhe konfiskimin, dërgimin elektronik dhe digjitalizimin e procedurës penale, përmirësimin e dispozitave për masat e posaçme hetimore dhe rritjen e efikasitetit, forcimin e të drejtave procedurale të viktimave në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe futjen e dispozitave për zbatimin e detyrueshëm të hetimeve financiare me qëllim të shtypjes së korrupsionit dhe kriminalitetit ekonomik dhe risi të tjera të rëndësishme”, tha Dereban.
 
Zëvendësministri theksoi se ballafaqimi me korrupsionin dhe krimin e organizuar, është një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie, ndërsa Ministria e Drejtësisë është duke punuar intensivisht në avancimin dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura ligjore me qëllim të çrrënjosjes së këtyre dukurive.

Accessibility Menu