EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim pune me udhëheqësin e Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Soldatov dhe përfaqësues të Zyrës së Këshillit të Evropës

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim pune me udhëheqësin e Zyrës Programore të Këshillit të Evropës në Shkup, Oleg Soldatov dhe përfaqësues të Zyrës së Këshillit të Evropës

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe projektet që po zbatohen në kuadër të zyrës së Këshillit të Evropës në Shkup, dhe janë të lidhura me punën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin intensiv në fushat si ndihma juridike falas, forcimi i kapaciteteve të sistemit të burgjeve, liria e shprehjes dhe mediat, lufta kundër trafikimit të njerëzve, krimi ekonomik, lufta kundër gjuhës së urrejtjes,intoleranca dhe diskriminimi.

Ministri theksoi se bashkëpunimi dhe mbështetja nga Këshilli i Evropës është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse. Të gjitha fushat do të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe do të vazhdohet me një bashkëpunim të përbashkët për realizimin e suksesshëm të projekteve.

Accessibility Menu