EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov-Ocuka: Besimi në gjyqësor është baza për forcimin e marrëdhënieve të biznesit në mes dy vendeve

Filkov-Ocuka: Besimi në gjyqësor është baza për forcimin e marrëdhënieve të biznesit në mes dy vendeve

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, realizoi  takim me ambasadorin e Japonisë, Kazuja Ocuka, në të cilin u diskutua  për reformat në gjyqësor, gjendjen në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministria e Drejtësisë përballet me sfida të shumta, qëllimi përfundimtar i të cilave është rritja e besimit të qytetarëve tek gjyqësori. Ky besim është baza për forcimin e marrëdhënieve të biznesit në mes dy vendeve.

Nga ana e Ambasadorit Ocuka u vunë në dukje dhe situatat e identifikuara në sistemin e gjyqësorit, për të cilat me ministrin ranë dakord se nevojiten reforma të shpejta dhe urgjente. U diskutuan udhëzime specifike se si të vendoset gjyqësori në një bazë të pavarur.

Ky vit shënon 30 vjetorin e bashkëpunimit bilateral të vendit tonë me Japoninë. Është parashikuar që në periudhën ardhshme  të thellohet dhe të shkëmbehen përvoja nga fusha e drejtësisë.

Accessibility Menu